Ndërlidhjet

Siri: Lëndohen monitorues të Ligës Arabe


Pjesëtarë të Ligës Arabe
Pjesëtarë të Ligës Arabe
Liga Arabe tha se 11 monitorues të saj janë lënduar kur automjetet e tyre janë sulmuar nga protestuesit në qytetin sirian të Latakias.

Adnan al-Khoderi, ka thënë se sulmi ka ndodhur të hënën, porse “asnjëri nga të lënduarit nuk ka nevojë të shtrohet në spital”.

Sulmi nuk e ka ndikuar punën e monitoruesve”, ka thënë al-Khoderi.

Liga Arabe ka lëshuar sot një deklaratë për të dënuar sulmin, duke thënë se “Qeveria e Sirisë ka dështuar në angazhimin e saj për të siguruar mbrojtje”.

Siria është përfshirë nga trazirat anti-qeveritare që nga marsi i vitit të kaluar. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, mbi 5,000 njerëz kanë humbur jetën.


Asad akuzon forcat e huaja për destabilizimin e Sirisë



Bashar al-Asad
Bashar al-Asad
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka akuzuar forcat e huaja, duke thënë se “kanë bërë përpjekje ta destabilizojnë vendin e tij”.

Asad, duke folur para audiencës në Damask, tha se “konspiracioni i huaj” po shkakton trazira në Siri, “ndonëse ka nisur të dështojë”.

Fjalimi i tij, i paralajmëruar për “çështje të brendshme”, është i pari prej se është pajtuar me planin e Ligës Arabe për vendosjen e misionit të saj në Siri.

Por, opozitarët thonë se misioni i kësaj lige i ka dhënë qeverisë së Asadit më shumë kohë për të përdorur dhunën.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për më shumë se 5,000 njerëz të vrarë, prej kohës kur ka shpërthyer konflikti në Siri, në marsin e kaluar.

Që nga publikimi i raportit të fundit, aktivistët opozitarë thonë se janë vrarë edhe qindra të tjerë.
XS
SM
MD
LG