Ndërlidhjet

Iran: Google – “vegël spiunimi”


Shefi i forcës policore të Iranit, Ismail Ahmadi-Mokadam, tha sot se kompania “Google, nuk është makinë kërkimi, por vegël spiunimi”.

Mëtutje, një agjenci iraniane ka raportuar se ai e ka lavdëruar zhvillimin e një rrjeti vendës kompjuterik në Iran, i cili do të operonte ndaras nga rrjejti botëror.

Ahmadi-Mokadam tha se “Interneti kombëtar është shumë i dobishëm për mbrojtjen e sigurisë së popullit dhe të informacioneve të vendit”.

Megjithatë, ai ka theksuar se “nuk është qëllim yni që ta shkëpusim vetveten nga bota”.
XS
SM
MD
LG