Ndërlidhjet

Kosovë: Farefisi i shokuar me lajmin për Sami Osmakaqin


Time Osmankaj, halla e Sami Osmankaqit, thotë se është e shokuar nga lajmi që 25 vjeçari Sami është akuzuar për komplot për sulm të inspiruar islamik në Shtetet e Bashkuara.

Time Osmankaj sot e ka përshkruar Samiun, që është shtetas i naturalizuar amerikan, si person “të qetë dhe argëtues”. Ajo i ka thënë agjencisë AP se ai është nga një “familje shumë e mirë”.

“Nuk besoj se ai e bëri atë për të cilën ata e akuzojnë”, tha Time Osmankaj dhe shtoi se “nuk ka pasur fëmijë më të mirë këtu”.

Autoritetet federale të Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar personin Sami Osmakaq për komplot për t’i sulmuar klubet e natës në territorin Tampa Bej dhe zyrën e sherifit me bomba, në shenjë të hakmarrjes për të këqiat që po u bëhen myslimanëve.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara po e përdorin një shqiptim pak më të ndryshëm për mbiemrin e tij se sa ai që e përdorë familja e tij në Kosovë.

Familja Osmankaj gjendet në fshatin Lubizhdë, në pjesën jugperëndimore të Kosovës.

Halla e tij thotë se Sami Osmankaj herën e fundit kishte qenë në Kosovë në tetor të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG