Ndërlidhjet

logo-print

Hagë: Më tepër kohë për Libinë rreth djalit të Gadafit


Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë, sot i ka dhënë më tepër kohë Libisë për ta shqyrtuar mundësinë e dorëzimit të djalit të liderit të përmbysur, Muamer Gadafit, pasi sot ka kaluar afati për ta informuar gjykatën lidhur me Seif al-Islamin.

Gjykata i ka dhënë afat Libisë deri më 23 janar, duke thënë se zgjatja prej tri javësh e kërkuar nga Tripoli, “do të shkaktoj vonesë të panevojshme në procedurë”.

Në muajin qershor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale pat lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Seif al-Islamin, me akuza për krime kundër njerëzimit.

Ai ishte arrestuar në nëntor, pothuajse një muaj, pasi babai i tij, Muamer Gadafi, ishte zënë dhe vrarë.

Aktualisht Seif al-Islam, gjendet në burg në Zintan, në jugperëndim të kryeqytetit Tripoli.
XS
SM
MD
LG