Ndërlidhjet

SHBA: Amerikanët përsëri i shpëtojnë iranianët


Për të dytën herë me radhë gjatë javës, anijet e Shteteve të Bashkuara e kanë shpëtuar një grup të iranianëve në ujërat e trazuara.

Pentagoni tha se Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara, sot i ka shpëtuar gjashtë iranianë, pasi anija e tyre transportuese ishte shkatërruar në Gjrin Persik.

Një nga marinarët iranianë ka pësuar djegie dhe po trajtohet.

Javën e kaluar, një anije e Marinës amerikane i ka shpëtuar 13 peshkatarë iranianë, të cilët ishin zënë nga piratët somalezë.

Pas kësaj, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë se Marina amerikane u ka dhënë iranianëve karburante dhe ushqim, që ata të kthehen në shtëpi.

Këto shpëtime po bëhen në kohën kur tensionet ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit janë të larta, për shkak të programit bërthamor iranian.
XS
SM
MD
LG