Ndërlidhjet

Të paktën një i vrarë nga sulmi në Teheran


Agjencia iraniane e lajmeve ka raportuar se të paktën një persona është vrarë sot në një sulm me bombë në veri të Teheranit.

Agjencia e lajmeve Fars ka raportuar se një person me motoçikletë kishe vendosur një bombë në një veturë në afërsi të sheshit Ketabi. Nga ky shpërthim është vrarë pronari i automjetit, ndërsa edhe dy njerëz të tjerë në makinë janë plagosur.

Sipas agjencisë, personi i vrarë ishte një profesor universiteti, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.
XS
SM
MD
LG