Ndërlidhjet

Mbahen zgjedhjet edhe në qytetin e trazuar të Kazakistanit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kazakistanit dhe Këshilli Kushtetues i vendit kanë marrë vendim që edhe në qytetin e trazuar të Zhanaozenit të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Në këtë qytet perëndimor, muajin e kaluar humbën jetën 16 njerëz, ndërsa rreth 100 të tjerë u plagosën, si pasojë e shpërthimit të dhunës.

Meqë qyteti ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme deri në fund të janarit, Këshilli Kushtetues kishte vendosur më 6 janar që të mos mbaheshin zgjedhjet në këtë qytet, për shkaqe të sigurisë.

Ndërsa presidenti Nursulltan Nazarbaev vuri veto ndaj atij vendimi, duke thënë se një gjë e tillë i privonte qytetarët e Zhanaozenit nga e drejta e tyre për të votuar.

Ndërkohë KQZ-ja e kishte përkrahur vendimin e Këshillit Kushtetues, por zëvendës kryetari, Vlladimir Fos tha se megjithatë zgjedhjet do të mbahen edhe në Zhanaozen.

Zgjedhjet për shtëpinë e ulët të parlamentit janë caktuar të mbahen të dielën, më 15 janar.
XS
SM
MD
LG