Ndërlidhjet

Betohet ambasadori i ri amerikan në Rusi


Majkël MekFaul është betuar para Sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton si ambasador i ri i SHBA-ve në Rusi.

Në ceremoninë e betimit në Uashington, Klinton lavdëroi MekFaulin, i cili ka shërbyer si këshilltar për Rusi dhe Euroazi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë së presidentit Barak Obama.

Klinton e përshkruajti Rusinë si një nga marrëdhëniet më komplekse dhe më të rëndësishme të Amerikës.

Nominimi i MekFaul u konfirmuar nga senati amerikan më 17 dhjetor. Ai e zëvendëson ambasadorin Xhon Bejrll.
XS
SM
MD
LG