Ndërlidhjet

Kryevepra në videoklip


Nexhmije Pagarusha
Nexhmije Pagarusha
E kënduar për breza të tërë, kënga e Artistes së Merituar, Nexhmije Pagarushës, “Baresha” është kurorëzuar me videoklip.

Është këngë e realizuar në vitin 1966, nga kompozitori Rexho Mulliqi, me tekst të Rifat Kukajt, e ekzekutuar nga orkestra popullore atëbotë e Radio Prishtinës, nën drejtimin e Isak Muçollit.

Kënga “Baresha” konsiderohet si një nga kryeveprat e interpretimeve të zonjës Pagarusha, e cila ndryshe njihet edhe si Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Madam Butterfly…

Videoklipi është prodhuar nga kompania “Koperativa” dhe Muzeu i Kosovës, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës.(a.v.)

XS
SM
MD
LG