Ndërlidhjet

Evropa mbanë bisedime për krizën, ekonomia gjermane rritet


Liderët evropianë dhe shefja e FMN-së i kanë filluar sot bisedimet lidhur me krizën e eurozonës, mes lajmeve për një rritje të qëndrueshme gjatë vitit të kaluar të ekonomisë gjermane, që është më e madhja në Evropë.

Presidenti francez, Nikollas Sarkozi pritet të takohet me shefen e FMN-së, Kristinë Legardë në Paris, ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel pritet të zhvillojë biseda me kryeministrin e Italisë, Mario Monti.

Monti ka paralajmëruar se teknokratët e kanë shtyrë përpara një plan të kursimeve, në përpjekje për të rregulluar problemet e Italisë.

Italia, që është ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë, ka ngjallur frikën se rritja e ulët në vend, e kombinuar me borxhe të larta, mund ta detyrojë atë që të kërkojë ndihmë si Greqia, Irlanda dhe Portugalia.

Ndërkohë të dhëna zyrtare të publikuara sot tregojnë se bruto produkti i brendshëm i Gjermanisë është rritur për 3 përqind në vitin 2011, edhe pse kriza në eurozonë filloi që ta pengojnë rritjen në tremujorin e katërt të 2011.
XS
SM
MD
LG