Ndërlidhjet

Ukraina shkurton importin e naftës


Ministri i Energjisë së Ukrainës, Juri Boiko tha sot se në vitin 2012 vendi i tij do ta shkurtojë për gjysmë sasinë e gazit natyror.

Në krahasim me vitin e kaluar, kur vendi kishte përdorur 54 miliardë metër kub gaz, Boiko tha këtë vit do të konsumoj vetëm 27 miliardë metër kub gaz.

Shkurtimi nënkupton se Ukrainës do t’i nevojiten vetëm 16 deri në 17 miliardë metër kub gaz.

Ukraina ka nënshkruar kontratë për 33 miliardë metër kub të gazit rus me gjigantin rus, Gazprom, zyrtarët e të cilit kanë deklaruar se Ukraina duhet të paguajë për shumën e përgjithshme që e ka nënshkruar kontratën, pavarësisht faktit se a ka nevojë për të apo jo.
XS
SM
MD
LG