Ndërlidhjet

Parlamenti slloven voton sot për kryeministrin e vendit


Parlamenti i Sllovenisë është mbledhur sot për të votuar nëse lideri i partisë së qendrës së majtë, që fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e fundit, do të jetë ai që do ta formojë qeverinë e re.

Presidenti Danillo Turk e ka propozuar Zoran Jankoviqin, liderin e partisë “Sllovenia Pozitive”, për kryeministër të vendit.

Turk ka bërë thirrje për formim të shpejtë të qeverisë, në mënyrë që të luftohen problemet ekonomike në shtetin e vogël të BE-së.

Përpara votimit të sotëm, Jankoviq e humbi përkrahjen e një partie të vogël sllovene, duke rrezikuar në këtë mënyrë mundësitë e tij.

Nëse Jankoviq dështon të marrë përkrahjen e 46 ligjbërësve, atëherë liderit të partisë së qendrës së djathtë, që doli e dyta në zgjedhjet e para një muaji, mund t’i jepet mundësia që ta formojë qeverinë e re.
XS
SM
MD
LG