Ndërlidhjet

Pakistan: Kryeministri e largon sekretarin e mbrojtjes


Raportet që citojnë zyrtarët pakistanezë thonë se kryeministri Jusuf Raza Gilani e ka pushuar sot nga pozita e tij sekretarin e mbrojtjes, në mes të tensioneve në rritje ndërmjet ushtrisë dhe qeverisë.

Agjencitë e lajmeve citojnë zyrtarë qeveritarë anonim të kenë thënë se gjenerali Naim Kalid Lodi është larguar për shkak të sjelljeve jo të mira.

Lodi është një i emëruar i ushtrisë në qeveri dhe thuhet se ka më shumë fuqi sesa ministri i mbrojtjes.

Ky veprim erdhi pas paralajmërimit të ushtrisë se komentet kritike të bëra nga Gilani në mediat kineze mund të kenë pasoja të rënda për vendin.

Më herët këtë javë Gilani i tha të përditshmes “Njerëzit e Kinës” se shefi i ushtrisë dhe ai i shërbimeve të inteligjencës kanë bërë veprime të paligjshme, duke lëshuar deklarata të përbashkëta për një hetim që ende po vazhdon në Gjykatën e Lartë.
XS
SM
MD
LG