Ndërlidhjet

logo-print

Komisioni Evropian kërcënon Hungarinë


Komisioni Evropian e ka rritur sot paralajmërimin për veprim juridik kundër Hungarisë, lidhur me politikat e reja, që thuhet se mund të jenë të paligjshme sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian.

Hungaria ndodhet nën presionin e Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, për shkak të miratimit të një kushtetute të re, që vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë frikë se e shkelë pavarësinë e gjykatësve, bankës qendrore dhe të agjencisë së mbrojtjes të të dhënave.

Kushtetuta e re hyri në fuqi pak javë pasi Hungaria bëri kërkesë për ndihmë financiare nga BE-ja dhe FMN-ja.

Që të dyja institucionet ndërprenë bisedimet paraprake për një paketë ndihme në dhjetor, pasi shprehën shqetësimet që ato mund të rrezikonin pavarësinë e bankës qendrore hungareze, e cila është sanksionuar në traktatet e BE-së.

Komisioni bëri të ditur sot nëpërmjet një deklarate se posa të përfundojë analiza në ditët në vijim, do të jetë i përkushtuar plotësisht që të përdorë gjithë fuqinë e vet për të analizuar përshtatshmërinë e ligjit kombëtar me atë të BE-së. Në deklaratë gjithashtu thuhet se Komisioni nuk do të hezitojë që të nisë procedura të kundërvajtjes kundër qeverisë së Hungarisë.

Në deklaratë thuhet se Komisioni do ta japë vendimin e tij gjatë takimit të javës së ardhshme.
XS
SM
MD
LG