Ndërlidhjet

logo-print

Bullgaria parashtron kushte për paktin buxhetor të BE-së


Bullgaria, e cila nuk është anëtare e eurozonës, tha sot se do t’i bashkohet një pakti buxhetor të BE-së për disiplinë më të ashpër, por ka refuzuar që të ndërmarrë ndonjë zotim financiar për të ndihmuar eurozonën ose të pranojë ndryshime në politikën e saj tatimore.

“Për ta përmbledhur pozicionin tonë – ‘po’ i themi përforcimit të disiplinës financiare në Evropë, ndërsa ‘jo’ i themi imponimit të kufizimeve në politikat tona ekonomike”, ka thënë ministri i jashtëm bullgar, Nikollai Mlladenov.

Ai shtoi se Bullgaria nuk do të ndërmarrë obligime që do ta detyronin vendin të jepte kontribute shtesë për FMN-në apo mekanizma të tjerë që lidhen me stabilitetin e euros, pasi që, sipas tij, t Bullgaria momentalish nuk është anëtare e eurozonës.
XS
SM
MD
LG