Ndërlidhjet

logo-print

Tre të vdekur nga përleshjet në Egjipt


Përleshjet e sotme ndërmjet trupave egjiptiane dhe beduinëve në distriktin e Suezit, në lindje të Kajros, kanë lënë të vrarë tre njerëz, përderisa policia ushtarake provoi që t’i dëbonte beduinët nga tokat shtetorore, njoftojnë burimet e sigurisë.

Një oficer, një rekrut dhe një beduin ndërruan jetë gjatë përleshjeve që filluan në mëngjes, në qytetin Janifa, në afërsi të Kanalit të Suezit, bëjnë të ditur burimet nga vendi i ngjarjes.

Përleshjet shpërthyen kur një patrullë e policisë ushtarake shkoi për ta dëbuar grupin e beduinëve, të cilët refuzuan që të largoheshin dhe hapën zjarr ndaj patrullës.
XS
SM
MD
LG