Ndërlidhjet

Maqedoni: Dekriminalizimi i shpifjes


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Opozita vlerëson se me miratimin e propozim ligjit për dekriminalizimin e veprave “shpifje” dhe “ofendim” në bazë të së cilit kërkohet të hiqen kategoritë ndëshkimore të parapara me ligjin aktual krijohet një garancë e mirëfilltë për lirinë e të shprehurit si një nga themelet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut.

Puna, roli i gazetarëve në shoqërinë tonë është shumë i rëndësishëm për momentin, në funksion të procesit të integrimit, andaj besoj se ndjekja penale e punonjësve të mediave për veprën ‘shpifje’ dhe ‘ofendim’ si masë ndëshkimore nuk është kompatibile me normat të cilat vlejnë në vendet e zhvilluara demokratike”, thekson deputetja e partisë më të madhe maqedonase në opozitë (LSDM) Marinella Tusheva.

Sipas saj, nëse Maqedonia tenton të ecë drejt familjes evropiane duhet t`i respektojë dhe normat juridike që mundësojnë fjalën e lirë në vendet e BE-së.

Ndërkaq, partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, vlerëson se vendimi i opozitës për të propozuar ligj është i përshpejtuar dhe i pamatur mirë, përderisa zhvillohen bisedimet mes përfaqësuesve të qeverisë dhe shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, për krijimin e hapësirës sa më të favorshme ligjore “për fjalën e lirë”.
...mendojmë se duhet të presim cili do të jetë epilogu i bisedimeve, dhe më pas do të marrim vendim si Parlament.

Tani, çka mund të bëjmë ne si Parlament, me një vendim që do të miratohej në funksion të lirisë së shprehjes, ndërkohë që zhvillohen bisedime mes qeverisë dhe gazetarëve me ç`rast mund të ofrohen zgjidhjet të njëjta për çështje të caktuara. Pra, mendojmë se duhet të presim cili do të jetë epilogu i bisedimeve, dhe më pas do të marrim vendim si Parlament”, shprehet Svetllana Jakimovska nga VMRO-DPMNE.

Edhe nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë Suzana Salihu mendon ngjashëm.

Ajo thotë se nuk është kundër miratimit të propozim ligjit për dekriminalizimin e veprave “shpije dhe ofendim” me ç’rast krijohet një hapësirë më e volitshme për punën e gazetareve, por siç thekson ajo, ky propozim është i shpejtuar nga opozita.

Absolutisht jemi për dekriminalizimin e veprave ‘ofendim dhe shpifje’ sepse kjo është dhe vërteta më e theksuar që na behet si shet edhe në raportin e fundit të KE-së. Por, këtë moment lidhur me propozimin e ofruar nga opozita maqedonase, do të jemi të përmbajtur si parti, ngase vlerësojmë se propozimi ishte i nxituar, kur merret parasysh se bisedimet mes gazetarëve dhe qeverisë kanë hyrë në faze serioze dhe shpresojmë në epilog të suksesshëm, sepse këto bisedime zhvillohen jo vetëm në frymë intensive, por janë shumë transparente”, thotë Saliu.

Ndryshe, propozim ligji që mundëson de-krimanializimin e këtyre veprave, është propozuar nga deputetët e opozitës maqedonase, me ç’rast vlerësohet se mundëson më shumë hapësirë që mediat të thonë të vërtetën.

Ndërkohë, prokurori publik Lubco Shvërgovski, kohë më parë deklaroi se është herët për dekriminalizimin e këtyre veprave penale, ngase sipas tij, nevojitet më shumë kohë për ngritjen e vetëdijes në atë masë sa është në vendet e zhvilluara demokratike.

Shvërgovski tha se gazetarët nuk duhet të kursehen nga ndjekja penale nëse nuk e kanë verifikuar informacionin dhe dënimi për ta duhet të jetë në proporcion me influencën e mediumit gjegjës.
XS
SM
MD
LG