Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj merr mbështetjen e homologut malazez


Mali i Zi ka premtuar se do të angazhohet për pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha nismat ndërkombëtare dhe rajonale.

Kjo mbështetje i është dhënë ministrit të Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, nga homologu i tij malazez, Millan Roqen.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, kryediplomati kosovar ka takuar edhe kryeministrin e këtij vendi, Igor Llukshiq, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

Sipas kumtesës për media, gjatë takimeve të ministrit Hoxhaj me zyrtarët malazezë është konfirmuar edhe vullneti i dyanshëm për hapjen e ambasadave të dy shteteve në Prishtinë dhe Podgoricë.
XS
SM
MD
LG