Ndërlidhjet

logo-print

OSBE dënon burgosjen e gazetarit


Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave, Dunja Mijatoviq, ka kundërshtuar ashpër dënimin e një gazetari të pavarur bjellorus.

Aleksander Barazenka është arrestuar gjatë filmimit të protestës së një njeriu në Minsk më 8 janar, ndërsa është dënuar të nesërmen me 11 ditë burg “për pjesëmarrje në një ngjarje të palejuar”,

Protestuesi Mikita Kavalenka, një aktivist i fushatës për Bjellorusinë evropiane, u dënua me 15 ditë heqje lirie.

Mijatoviq tha se “Qeveria bjelloruse duhet t’iu lejojë gazetarëve të mbulojnë çdo ngjarje politike, qoftë e sanksionuar zyrtarisht ose jo, për hir të së drejtës së shoqërisë për t’u informuar”.
XS
SM
MD
LG