Ndërlidhjet

Jankoviq dështon në formimin e qeverisë


Kandidati për kryeministër të Sllovenisë, Zoran Jankoviq, nuk ka arritur të fitojë mbështetjen e nevojshme të anëtarëve të parlamentit për formimin e qeverisë.

Për të kanë votuar 42 deputetë të kuvendit 90-anëtarësh, raportojnë mediat sllovene.

Presidenti Danillo Turk tani pritet të propozojë mandatarin e ri.

Shanset për formimin e qeverisë mund t’i fitojë Partia Demokratike e Sllovenisë, e cila është e dyta në këtë vend.
XS
SM
MD
LG