Ndërlidhjet

logo-print

Vritet prokurori gjerman


Një prokuror gjerman i shtetit është qëlluar për vdekje në sallën e gjyqit në Bavari.

I armatosuri, një i pandehur 54-vjeçar në gjykatën administrative të qytetit Daçau, ka hapur zjarr ndaj gjykatësit, para se të shtinte në drejtim të prokurorit.

Ky i fundit më pas është qëlluar disa herë, ndërsa ka ndërruar jetë në spital.

Vrasësi raportohet të ketë qenë në gjyq, për shkak të “pagesave jo të duhura të punëtorëve”.
XS
SM
MD
LG