Ndërlidhjet

logo-print

Ahmadinexhad në Kubë


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, pritet të arrijë në Kubë, që është ndalesa e radhës e turneut në Amerikën Latine.

Gjatë vizitës 24-orëshe ai do të takohet me presidentin e këtij vendi, Raul Kastro.

Ahmadinexhad sot ka qëndruar në Nikaragua, ku ka siguruar mbështetjen e presidentit Daniel Ortega. Ky i fundit ka thënë se "vendet kanë të drejtë të zhvillojnë energjinë bërthamore".

Perëndimi druan se Irani shfrytëzon aktivitetin e tij bërthamor për krijimin e bombave atomike, andaj edhe ka miratuar një sërë sanksionesh kundër tij.

Ndalesa e fundit e Ahmadinexhadit në Amerikën Latine do të jetë Ekuadori.
XS
SM
MD
LG