Ndërlidhjet

Vdes spiuni legjendar


Spiuni legjendar i kohës sovjetike, Gevork Vartanian, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Duke operuar në Teheran gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai i ka ndihmuar dështimit të komplotit nazist për të sulmuar konferencën e vitit 1943, të ndjekur nga udhëheqësit e vendeve aleate – Jozef Stalin, Frenklin Ruzvellt dhe Uinston Çërçill.

Ai ka arritur të depërtojë edhe në inteligjencën britanike, duke vënë në dukje një rrjet të agjentëve sekretë në Bashkimin Sovjetik.

Pas luftës, Vartanian dhe gruaja e tij kanë punuar si ekip spiunazhi për 30 vjetët e ardhshëm.

Vartanian është pensionuar nga shërbimi i jashtëm i inteligjencës ruse në vitin 1992. Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, e ka përshkruar atë si “patriot të vërtetë dhe një person të shquar”.
XS
SM
MD
LG