Ndërlidhjet

logo-print

Nelson Mandela, "model i vërtetë" i gjermanëve


Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, 93-vjeçari Nelson Mandela, është modeli më me ndikim për gjemanët, ka treguar sondazhi i porositur nga revista “Stern”.

Tetëdhjetedy për qind e qytetarëve kanë thënë se luftëtari i dikurshëm kundër aparteidit në Afrikën e Jugut është “model i vërtetë” i tyre.

Vendin e dytë, po sipas kësaj ankete, e zë ish-kancelari social-demokrat i Gjermanisë, Helmut Shmit, me 74 për qind të anketuesve, ndërsa pason lideri shpirtëor i Tibetit, Dalaj Lama.

Për gjermanët model është edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama (67%). Kancelarja Angela Merkel është model për pak më shumë se gjysmën e të anketuarve, ndërsa kreu i Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI për 32 për qind të tyre.

Sondazhi u ka ofruar qytetarëve edhe disa emra të tjerë.
XS
SM
MD
LG