Ndërlidhjet

Liga Arabe shtyen dërgimin e më shumë vëzhguesve në Siri


Raportohet se Liga Arabe e ka shtyrë dërgimin e më shumë vëzhguesve në Siri, për shkak se misioni po ballafaqohet me vështirësi të mëdha.

Vendimi i Ligës vjen pasi 11 nga vëzhguesit e saj u lënduan gjatë një sulmi në portin e Latakias, më herët këtë javë.

Puna e misionit veçse është vështirësuar, sidomos pas dorëheqjes së njërit prej vëzhguesve, Anvar Malek. Raportohet se edhe një vëzhgues tjetër planifikon të bëjë një gjë të tillë.

Ndërkohë, një gazetar francez është vrarë dje në qytetin e Homsit në Siri. Ai është gazetari i parë perëndimor që është vrarë në Siri që nga fillimi i protestave, para pothuajse një viti.

Franca dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje që të qartësohet se çfarë ka ndodhur me këtë rast.
XS
SM
MD
LG