Ndërlidhjet

Në Pakistan, 14 trupa të vrarë


Zyrtarët pakistanezë thonë se militantët i kanë zënë pritën një konvoji të trupave paramilitare në jugperëndim të provincës së Balushistanit, duke lënë 14 ushtarë të vrarë.

Balushistani është provinca më e varfër në Pakistan, ku seperatistët përmes kryengritjeve kërkojnë më shumë autonomi dhe kontroll të burimeve natyrore në rajonin e tyre.

Militantët pro-talibanë janë gjithashtu aktivë në këtë provincë, e cila ndodhet në kufi me Afganistanin dhe Iranin.
XS
SM
MD
LG