Ndërlidhjet

logo-print

Trupi i Kim Xhong Ilit do të vendoset në Pallatin Përkujtimor


Trupi i ish-liderit të ndjerë të Koresë së Veriut, Kim Xhong Ilit do të shtrihet përgjithmonë në një pallat përkujtimor në kryeqytet.

Trupi do të vendoset në Pallatin Memorial Kumsusan në Phenjani, ku ndodhet edhe trupi i pajetë i babait të tij të ndjerë, Kim Il Sungut, që nga vdekja e tij në vitin 1994.

Agjencia shtetërore e lajmeve tha sot se Koreja e Veriut gjithashtu do ta ndërtoj një statujë të Kim Xhong Ilit, pastaj do të punoj portrete të Kimit të buzëqeshur, si dhe do të ndërtojë kulla të pavdekshmërisë së tij nëpër gjithë vendin.

Ditëlindja e Kimit të ndjerë, 16 shkurti, do të jetë “Dita e Yllit të Ndritshëm”.
XS
SM
MD
LG