Ndërlidhjet

Katër zyrtarë të arrestuar të Ministrisë së Shëndetësisë


Autoritetet e rendit kanë arrestuar katër zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, nën dyshimet për përfshirje në afera korruptive.

Arrestimet kanë pasuar bastisjet e sotme të Policisë së Kosovës dhe misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, në objektet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se bastisjet janë kryer në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, të Prokurimit, Farmacisë, në Divizionin e Cilësisë së Shërbimeve dhe në Arkivë.

Të arrestuarit janë: Ilir Tolaj, sekretar i përgjithshëm, Hajrullah Fejza, ushtrues i detyrës së drejtorit të departamentit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, Bekim Fusha, drejtor i departamentit farmaceutik dhe Zenel Kuçi, ushtrues i detyrës së drejtorit të departamentit të prokurimit. Emrat e tyre i ka konfirmuar për radion Evropa e Lirë, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.
XS
SM
MD
LG