Ndërlidhjet

Boko Harami mund të dënohet për krime kundër njerëzimit


Anëtarët e grupit islamik nigerian të Boko Haramit mund të jenë fajtorë për krime kundër njerëzimit, nëse vërtetohet se ata kanë kryer sulme sistematike kundër caqeve të caktuara fetare, ka thënë sot shefja për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillaj.

“Anëtarët e Boko Haramit dhe grupeve të tjera, nëse gjykohet se kanë kryer sulme sistematike kundër popullatës civile, përfshirë sulmet bazuar në përkatësi fetare dhe etnike, mund të shpallen fajtorë për krime kundër njerëzimit”, ka thënë përmes një deklarate Pillaj.

Ajo ka shtuar se çdo akt i dhunës duhet të ndëshkohet, duke përfshirë edhe ato të kryera për shkak të hakmarrjeve ndaj sulmeve të mëparshme.
XS
SM
MD
LG