Ndërlidhjet

Kërkohet mbrojtje më e madhe e gazetarëve në Siri


Është shtuar numri i thirrjeve gjatë ditës së sotme për mbrojtje më të madhe të gazetarëve në Siri, pas vrasjes së djeshme të gazetarit francez nga një predhë, gjatë një udhëtimi të organizuar në qytetin e Homsit.

Franca ka kërkuar një hetim lidhur me vrasjen e gazetarit, Xhill Zhakier, 43 vjeçar, i cili punonte për televizionin publik të Francës (France 2), përderisa SHBA-ja e ka akuzuar Sirinë se ka dështuar në krijimin e një ambienti më miqësor për media.

Ai është gazetari i parë perëndimor që është vrarë në Siri që nga fillimi i protestave, para pothuajse një viti.
XS
SM
MD
LG