Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet guvernatori i distriktit Panjavi


Zyrtarët afganë thonë se një sulmues vetëvrasës e ka vrarë sot guvernatorin e distriktit Panjavi, në provincën jugore të Kandaharit në Afganistan.

Shefi i policisë së Kandaharit, Abdul Raziq tha se guvernatori Sajed Fazludin Aga, bashkë me dy djemtë e tij, ishin duke udhëtuar, në kohën kur sulmuesi vetëvrasës voziti makinën e mbushur me eksploziv në drejtim të konvojit të Agas.

Një zyrtar në qendrën spitalore të Kandaharit tha se të paktën 13 oficerë të policisë janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
XS
SM
MD
LG