Ndërlidhjet

logo-print

Çmimet e ushqimeve shënojnë shifra rekorde në 2011


Çmimet e gjërave bazike ushqimore kanë arritur një rekord të ri në vitin 2011, me koston e drithërave që është rritur për më shumë se një të tretën në 12 muajt e fundit, njofton sot agjencia e ushqimit dhe agrikulturës e Kombeve të Bashkuara.

Agjencia tha se indeksi mesatar i çmimeve mujore shënoi 228 pikë në vitin 2011, edhe pse çmimet rrëshqitën për rreth 2.4 përqind në muajin dhjetor. Niveli i fundit më i lartë ishte në vitin 2008 me 200 pikë.

Organziata tha se indeksi i çmimit të drithërave, që përfshinë edhe koston e orizit, grurit dhe misrit, shënoi një mesatare prej 247 pikëve në vitin 2011, për rreth 35 përqind më lartë sesa në vitin 2010 dhe më të lartën që nga vitet e 70-ta.

Çmimet e mishit në vitin 2011 ishin 16 përqind më të larta sesa në vitin 2010, ndërsa
prodhimet e qumështit dhe gjalpit ishin mesatarisht 10 për qind më të larta.

Organizata tha se çmimet mesatare ishin më të lartat në muajin shkurt të vitit 2011, kur edhe u arrit niveli i 238 pikëve.
XS
SM
MD
LG