Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror u vranë gjashtë militantë


Zyrtarët e inteligjencës thonë se nga sulmi me aeroplan pa ekuipazh, sot janë vrarë gjashtë militantë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Aeroplani i dyshuar amerikan pa ekuipazh i ka hedhur dy raketa kundër dy veturave në hapësirën Doga në rajonin fisnor, Vaziristani Verior.

Ky ishte sulmi i dytë në ditët e fundit në fushatën me aeroplana pa ekuipazh, për të cilën Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë komente.

Sulmet e këtilla ishin ndalur për afro gjashtë javësh, për shkak të tensioneve me Pakistanin, pasin në muajin nëntor ishin vrarë 24 ushtarë nga sulmi ajror i NATO-s kundër një pike kufitare pakistaneze.

Nga një sulm i ngjashëm dje u vranë katër militantë në Vaziristanin Verior.
XS
SM
MD
LG