Ndërlidhjet

logo-print

Siria e ndali konvojin me afro 200 aktivistë


Rojet kufitare të Sirisë sot nuk e kanë lejuar hyrjen e konvojit me afro 200 aktivistë sirianë dhe të jashtëm, të cilët u përpoqën të hyjnë në këtë vend.

Aktivistët nga Konvoji i Lirisë iu afruan kufirit nëpër Turqi, duke bartuar ndihma humanitare, barna dhe ushqim.

Aktivistët thanë se autoritetet turke ishin shumë bashkëpunuese me misionin e tyre.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, më se 5 mijë njerëz janë vrarë prej muajit mars të vitit të kaluar në Siri, kur filloi kryengritja.

Turqia i ka bërë thirrje presidentit sirian, Bashar al-Asad, që të tërhiqet dhe ka ndërmarrë sanksione kundër Damaskut.
XS
SM
MD
LG