Ndërlidhjet

Birmania lëshon disa të burgosur


Birmania ka falur sot një numër disidentësh të njohur, sipas një amnistie të re për të burgosurit.

Një ish-kryeministër, i burgosur gjatë një spastrimi në vitin 2004, gjithashtu është liruar nga arresti shtëpiak.

Televizioni shtetëror ka njoftuar se 651 të burgosur do të lirohen, në bazë të një faljeje të re presidenciale.

Liderja demokratike, Aung San Su Ki e përshëndeti lirimin si një "shenjë pozitive", duke ngritur shpresat se amnistia mund të jetë gjëja më e rëndësishme deri më tani në qeverinë e re.

Lirimi i të burgosurve politik që një kohë të gjatë është kërkesë e perëndimit ndaj Birmanisë.
XS
SM
MD
LG