Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-ja tërheqë dy brigada ushtarake nga Evropa


Pentagoni do të tërheqë dy brigada ushtarake nga Evropa, në kuadër të përpjekjeve për të kursyer 487 miliardë dollarë në shpenzime gjatë dekadave të ardhshme.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta tha se të dy ekipet ushtarake që po tërhiqen nga ushtria do të zëvendësohen me njësi rotative.

Një brigadë ushtarake zakonisht ka 3000 deri në 5000 pjesëtarë të personelit.

Në Evropë, momentalisht ndodhen katër brigada të tilla; tri në Gjermani dhe një në Itali.

Tërheqja e këtyre dy brigadave nga Evropa është pjesë e strategjisë së re të presidentit, Barak Obama, të cilën e shpalosi javën e kaluar.

Strategjia bën thirrje për ndërrim të fokusit të ushtrisë amerikane, duke u përqëndruar në Azi.
XS
SM
MD
LG