Ndërlidhjet

Ahmadinejxhadi drejt përmbylljes së turneut të tij


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejxhad ka arritur në Kuito, kryeqytetin e Ekuadorit, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin, Rafael Korrea, duke përmbyllur kështu turneun e tij në Amerikën Latine.

Gjatë vizitave të Ahmadinejxhadit në Kubë, Nikaragua dhe Venezuelë, liderët lokalë kanë shprehur mbështetjen e tyre për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Që të katër vendet e Amerikës Latine kanë lidhje të ftohta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa liderët e tyre, në të kaluarën, kanë vizituar Teheranin për të ndërtuar me të lidhje diplomatike dhe të biznesit.
XS
SM
MD
LG