Ndërlidhjet

logo-print

Kamenei akuzon CIA-n dhe Mosadin për vrasjen e shkencëtarit


Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Kamanei tha se CIA dhe Mosadi qëndrojnë prapa vrasjes e para disa ditëve të shkencëtarit bërthamor në Teheran.

Në mesazhin e ngushëllimit për familjen e viktimës, Kamenei tha se vrasja ishte kryer sikurse edhe vrasjet e tjera, me plan apo me mbështetje të shërbimeve të inteligjencës të CIA-s apo Mosadit.

Letra është postuar në faqen e internetit të Kameneit.

Kjo akuzë e tij drejt shërbimeve të spiunazhit të SHBA-së dhe Izraelit ishte më e forta, që nga vrasja e Mostafa Ahmadi Roshan, shkencëtar iranian dhe profesor universiteti.
XS
SM
MD
LG