Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 13 janarin në vite…


1559 - Elizabeta I u kurorëzua Mbretëreshë e Anglisë, në Uestminster Abej.

1610 - Galileo Galilei zbuloi Kalliston, satelitin e katërt të Jupiterit.

1908 - Piloti francez Henri Farman bëhet piloti i parë evropian që bën udhëtim të gjatë.

1915 - Tërmeti në Avezano në Itali vret 29 mijë e 800 njerëz.

1930 - Paraqitet për herë të parë skica e “Mickey Mouse", nga Ualt Disni.

1943 - Hitleri deklaron se ka "Luftë totale".

1953 - Josip Tito zgjidhet president i Jugoslavisë.

1958 - 9 mijë shkencëtarët e 43 vendeve të OKB-së, bëjnë peticion për ndalimin e provave bërthamore.

1968 - Muzikanti Xhoni Kash ka incizuar një koncert të drejtpërdrejt në burgun Folsom, në Kaliforni.

1991 - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Havier Perez de Kuellar u takua me Sadam Huseinin.(g.k.)
XS
SM
MD
LG