Ndërlidhjet

Forcat saudite vranë një protestues shiit


Aktivistët sauditë thanë se forcat e sigurisë janë përplasur sot me protestuesit shiitë në Provincën Perëndimore, duke lënë të vrarë një person dhe tre të tjerë të plagosur.

Aktivistët dhe dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë hapën zjarr pasi protestuesit hodhën gurë në një nga automjetet e tyre në fshatin Al-Avamija, në rajonin Katif.

Pas përleshjeve, forcat e sigurisë mbyllën fshatin, ndërsa autoritetet e vendit nuk kanë dhënë asnjë koment.

Këto përplasje erdhën pas mbajtjes së protestave në katër fshatëra të rajonit të Katifit, ku protestuesit bënin thirrje për lirimin e të burgosurve politik, për reforma dhe kundër diskriminimit sektar në mbretërinë zyrtare Sunite.
XS
SM
MD
LG