Ndërlidhjet

logo-print

Japonia e kujdesshme lidhur me sanksionet ndaj Iranit


Ministri i jashtëm japonez thotë se Tokio është jashtëzakonisht e kujdesshme lidhur me sanksionet e imponuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj eksportit të naftës iraniane.

Koishiro Gemba ka thënë sot gjatë një konference për media në Tokio se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë t’i imponojnë këto sanksione.

“Ne besojmë se është e nevojshme që të jemi shumë të kujdesshëm rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Gemba.

Ai shtoi se Japonia do ta vlerësoj me kujdes këtë çështje, përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Deklarata e tij duket se distancohet nga një premtim i ministrit japonez të financave, Jun Azumi, i cili para dy ditësh tha se Japonia do t’i bashkohej fushatës së Uashingtonit.
XS
SM
MD
LG