Ndërlidhjet

Protesta në Jemen, dy të vrarë


Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Aden të Jemenit, kur policia ka hapur zjarr ndaj protestuesve, raportojnë aktivistët e këtij vendi.

Sipas tyre, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe municion të vërtetë ndaj mijëra protestuesve që kundërshtonin planin e ndërmjetësuar nga Gjiri. Plani parasheh që presidenti Ali Abdullah Saleh të ketë imunitet nga ndjekja penale kur të japë dorëheqje nga posti.

Mijëra protestues janë tubuar edhe në kryeqytetin Sana, duke bërë thirrje për unitet ndërmjet jemenasve dhe refuzim të marrëveshjes së imunitetit.
XS
SM
MD
LG