Ndërlidhjet

logo-print

Ekstradohet kosovari që "trafikonte" njerëz


Misioni i EULEX-it ka bërë të ditur se Demë Nikqi, nga Peja, është ekstraduar nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara, për t’u përballur me "akuzat mbi dyshimin se ai ka udhëhequr një rrjet ndërkombëtar të trafikimit me qenie njerëzore".

Mësohet se Nikqi është kapur nga autoritetet shqiptare nëntorin e kaluar, kur po kalonte kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

"Ai u arrestua mbi bazën e një lajmërimi për persona të kërkuar, të lëshuar nga Interpoli", thuhet në kumtesën e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Komunikata, duke u thirrur në dokumentet gjyqësore në SHBA, thotë se Nikqi dyshohet se çdo vit ka trafikuar qindra individë përtej kufirit meksikan dhe i ka futur ata në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG