Ndërlidhjet

AAK: Protestat s'i zgjidhin problemet


Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës ka përsëritur sërish qëndrimin e saj se protesta e paralajmëruar e së shtunës, e Lëvizjes “Vetëvendosje”, nuk është rrugë për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

"Cenimi i lirisë së qarkullimit, bllokimi i rrugëve, mbyllja e vendkalimeve kufitare, tensionimi i mëtejmë i situatës politike në vend, synimi për të marrë ligjin në dorë, zhvendosja e përqëndrimit të qytetarëve të Kosovës dhe e politikës kosovare në një të vetmen ngjarje, çfarë është kjo e ditës së nesërme, janë vetëm disa prej pasojave të këtij veprimi të Lëvizjes Vetëvendosje", thuhet në komunikatën e AAK-së.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se të shtunën do të bllokojë hyrjen e mallrave nga Serbia në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.
XS
SM
MD
LG