Ndërlidhjet

logo-print

Kosova dhe Shqipëria intensifikojnë bashkëpunimin


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka filluar vizitën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku është pritur në takim edhe nga kryeministri Sali Berisha.

Kreu i ekzekutivit shqiptar ka përshëndetur "progresin që është arritur në Republikën e Kosovës si dhe marrëveshjen e nënshkruar të premten mes dy ministrave të Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe Edmond Haxhinasto, në fushën e shërbimeve konsullore".

Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe paralajmërimet e ndryshme për protesta, Berisha ka thënë se duhet të punohet maksimalisht për uljen e tensioneve.

"Kjo është në interes të Kosoves dhe ne do ta mbështesim Kosovën në çdo formë dhe kudo", transmeton Ministria e Jashtme kosovare deklaratën e kryeministrit Berisha.

Nga ana e tij, kryediplomati i Kosovës tha se është pajtuar me Berishën që të ketë një koordinim më të mirë në bashkëpunimin ekonomik si dhe një shkëmbim më të fuqishëm tregtar.
XS
SM
MD
LG