Ndërlidhjet

Xhentilini: Protestat, kthim prapa


“Veprimi i planifikuar për të bllokuar lëvizjen e lirë të mallrave në dy pikë-kalimet nuk do të jetë i dobishëm për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe nuk do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë”.

Ky është mesazhi që përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Xhentili, i ka porositur drejtuesit e “Vetëvendosjes”, njëherësh organizatorë të protestës së 14 janarit në Merdare dhe në Dheun e Bardhë.

“Kosova, deri më tani, ka bërë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së këtyre standardeve dhe çdo veprim që synon t’i rrisë pengesat, në vend se t'i ulë ato, rrezikon që ta minojë këtë progres”, ka thënë Xhentilini.

Ai i ka inkurajuar të gjithë që të përmbahen nga veprimet që kanë për qëllim pengimin e ndonjë prej këtyre lirive, për arsye se “veprime të tilla do të përfaqësojnë vetëm një kthim prapa në agjendën evropiane”.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se të shtunën do të bllokojë hyrjen e mallrave nga Serbia në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.
XS
SM
MD
LG