Ndërlidhjet

Dhunë në Irak


Zyrtarët irakianë të sigurisë kanë bërë të ditur për plagosjen e 27 personave, që pësuan nga shpërthimi i dy makinave bomba në qytetin e Kirkukut.

Bombardimi i parë ka ndodhur pranë shtëpisë së një zyrtari të lartë të policisë, përderisa edhe tjetri kishte në shënjestër vendbanimin e një polici në po këtë zonë.

Pesë policë mësohet të jenë në mesin e të plagosurve.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim në Mosul - rreth 400 kilometra në veri të Bagdadit - tre kryengritës kanë humbur jetën nga përleshjet me forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG