Ndërlidhjet

Liga Arabe paralajmëron luftë civile në Siri


Liga Arabe ka tërhequr sërish vërejtjen se Siria mund të rrëshqasë drejt luftës civile. Paralajmërimi i saj vjen pas protestave të sotme, në të cilat raportohet të jenë vrarë të paktën 10 protestues.

Në të tjera zhvillime, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin ndaj raporteve që kumtojnë për arritjen e një anije ruse në Siri, të ngarkuar me municion, pavarësisht sanksioneve të Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe të Ligës Arabe që ndalojnë dërgesat e tilla.

Rusia prej kohësh ka qenë furnizuese e madhe armësh për Sirinë.

Kjo e fundit, që nga marsi i vitit të kaluar, është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për largimin e presidentit Bashar al-Asad.

Mbi 5,000 persona besohet të kenë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG