Ndërlidhjet

Sot proteston Lëvizja Vetëvendosje


“Sot, Serbia nuk kalon” – është ky slogani i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje, që sot pritet të zbatohet në dy pikat kufitare që e lidhin Kosovën me shtetin serb, përkatësisht në Merdare dhe në Dheun e Bardhë.

Plani për të bllokuar hyrjen e mallrave serbe është kundërshtuar ashpër, si nga autoritetet kosovare, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, por aktivistët e Vetëvendosjes mbeten të vendosur për, siç thuhet, zbatimin e plotë të reciprocitetit tregtar, ekonomik dhe politik ndërmjet dy vendeve.

Ata kanë premtuar se protesta do të jetë paqësore, duke iu përgjigjur frikës së zyrtarëve për mundësinë e përshkallëzimit të saj në dhunë.

Për mbarëvajtjen e qetë të protestës do të angazhohet edhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare të rendit.
XS
SM
MD
LG