Ndërlidhjet

Kritika ndaj vlerësimit të Standard & Poor


Zyrtari më i lartë i ekonomisë së Bashkimit Evropian e ka kritikuar një vendim të Standard & Poor për ta ulur vlerësimin për nëntë vendet e eurozonës.

Komisioneri për çështje të ekonomisë, Olli Ren tha se një veprim i tillë është kundërshtues, përderisa eurozona po merr veprime vendimtare për t’i dhënë fund krizës së borxheve.

Ndërsa Mishellë Barnie, komisioneri evropian për tregjet e brendshme, tha se ai ishte i befasuar për momentin e zgjedhur nga agjencia Standard & Poor dhe nga vlerësimi i saj, që nuk i merr parasysh arritjet e fundit.

Agjencia e vlerësimeve, Standard & Poor dje i ka ulur vlerësimet afatgjata për Çipron, Italinë, Portugalinë dhe Spanjën me nga dy pikë, ndërsa Austrisë, Francës, Maltës, Sllovakisë dhe Sllovenisë ua ka ulur vlerësimin me nga një pikë.

Agjencia i ka konfirmuar vlerësimet afatgjata për Belgjikën, Estoninë, Finlandën, Gjermaninë, Irlandën, Luksemburgun dhe Holandën.
XS
SM
MD
LG